Si mund të keni akses

Për të hyrë në portalin Giunti Testing dhe për të administruar teste on-line, janë të nevojshëm hapat vijues:

  1. regjistrimi (hera e parë)
  2. log-in (gjithmonë)
  3. blerja e kreditev (sipas nevojës)

Regjistrimi

Regjistrimi mund të bëhet on-line në: www.giuntipsy.al

Regjistrimi konsiston në identifikimin e përdoruesit si individ i kualifikuar në menaxhimin e disa kategorive të caktuara testesh (kështu përdoruesi mund të përdor teste on-line, në kuadër të kualifikimit profesional: për më shumë detaje mund të shikoni në “Kualifimi i Kërkuar” brenda skedës së çdo testi në Katalogun e testeve), dhe në marrjen e informacionit që nevojitet në momentin e pagesës.

Hyr në faqen kryesore (log-in)

Aksesi në sistem mund të bëhet nga Giunti Testing duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që janë vendosur në fazën e regjistrimit.

Blerja e krediteve

Blerja e krediteve Giunti Testing mund të bëhet On-line në www.giuntipsy.al ose nëpërmjet shërbimit të klientit. Mënyrat e disponueshme të pagesës janë karta e kreditit dhe Paypal për blerjet on-line, ose nëpërmjet një transferte bankare.

Blerja bëhet direkt nga faqja e produktit që dëshironi. Për çdo test është i disponueshëm një sistem llogaritje automatike që ndihmon në përllogaritjen e shumës së krediteve të nevojshme për administrimin e testit. Përdorimi i krediteve nuk është i limituar vetëm për një test, por mund të përdoren herë pas here për çdo test që profesionisti ka mundësinë për akses