Çfarë është Vlerësimi psikologjik on-line

Giunti Testing është sistemi i testeve online që Giunti Psychometrics ka vendosur në dispozicion të profesionistit dhe kompanisë për të përmbushur çdo nevojë të vlerësimit psikologjik.

Projektuar për t’u përdorur on-line, Giunti Testing konsiston në administrimin dhe pikëzimin e testeve që gjenden në katalogun online, gjenerimin e një raporti interpretues dhe arkivimin e të dhënave, në çdo moment dhe nga çdo kompjuter të lidhur me internetin.

Modeli i testimit on-line të lejon të shtosh funksione të reja në aspektin e shpejtësisë dhe korrektësisë së procedurave, gjenerimin e profilit grafik dhe raportit interpretues, lehtësi dhe saktësi e arkivimit të të dhënave:

Avantazhet e Giunti Testing

Giunti Testing mund të përdoret nga profesionistët e kualifikuar për përdorimin e testeve, pas regjistrimit dhe çertifikimit të titullit profesional aktual.

Giunti Psychometrics garanton për profesionistin dhe përdoruesit e tij korrektesë të procedurave të pikëzimit dhe gjenerimin e raportit përshkrues Giunti Testing si dhe azhornimin e normave me versionin e fundit.

Të dhënat e përgjithshme dhe rezultatet e testit të administruar do të trajtohen nga Giunti Testing në formë absolutisht të rezervuar, në mënyrë që të garantojë respekt total të privatësisë të të interesuarit në bazë të ligjit aktual.

Komunikimet që bëhen në server janë në rrjetin e sigurt https.