Si funksionon Hapat e nevojshëm që një profesionist duhet të ndjekë për përdorimin e Giunti Testing

Për të hyrë në portalin Giunti Testing duhet të shkoni në linkun www.giuntitesting.com të vendosni kodet tuaja të aksesit dhe të vazhdoni me:

Menaxhimi i klientit

Me funksionin “Klient i ri” mund të krijoni një përdorues të ri i cili mund të administrojë testin. Për të caktuar një test për një përdorues të krijuar më përpara është funksioni “Arkiva e klientit”.

Cakto testin

Me funksionin “Cakto testin” mund të zgjidhni testin që do të administrohet nga përdoruesi si dhe tipologjinë e administrimit dhe e raportit që do të përdoret.

Administrimi

Giunti Testing mundëson lloje të ndryshme të administrimit të një testi: hedhja manuale e përgjigjeve, administrimi në prezencë të profesionistit dhe vetë-administrimi në distancë e udhëzuar nga profesionisti. Modalitetet e administrimit mund të variojnë për disa nga testet aktuale në platformën Giunti Testing.

Pikëzimi dhe raporti

Në përfundim të testit, Giunti Testing në mënyrë automatike bën pikëzimin e nevojshëm për përpunimin e raportit. Raporti mund të shkarkohet në formë pdf dhe të ruhet në kompjuter.

Arkivimi i klientit

Profesionisti disponon nje arkiv në të cilin mund të verifikojë në çdo moment informacionet për testin dhe kreditet e disponueshme.

Sistemi që rekomandohet

lidhja e internetit: XDSL

browser Internet Explorer 11, Firefox 25+, Google Chrome 25+, Safari 5+

Adobe Acrobat Reader 5.0 për leximin e raportit në pdf

rezolucioni minimal i ekranit të kompjuterit 1024x768 pixel

PPër çdo informacion të ftojmë të kontaktosh Shërbimin e klientit, duke dërguar një e-mail në info@giuntipsy.al ose duke telefonuar në numrin +355 42227276, ose përfaqësuesin e shitjeve..